“Urime ! Ke fituar një telefon.”
“Ke një pako që pret konfirmimin tënd, kliko linkun !”
Jam kushëriri yt që jetoj në Afrikë dhe dua të të le trashëgimi të gjithë pasurinë time.”
Këto janë disa nga mesazhet mashtruese që qarkullojnë çdo ditë në platformat dhe rrjetet sociale , duke synuar të vjedhin të dhënat personale dhe financiare të përdoruesve.
Mbi këtë shqetësim, që prek çdo ditë dhe më shumë të moshuarit, e nisën mentorët tanë të rinj sesionin e trajnimit në Qendrën Ditore të Moshës së Tretë, në lagjen 11, në kuadër të projektit ” Të rinjtë dhe të moshuarit kundër dezinformimit online”.
Disa nga të moshuarit treguan se kishin marrë mesazhe që u kërkonin të hapnin një link ose të plotësonin të dhënat personale për të përfituar një dhuratë, një shumë parash apo një trashëgimi. Disa të moshuar thanë se nuk u kishin besuar këtyre mesazheve , ndërsa të tjerë pranuan se në fillim kishin pasur dyshime dhe nuk ishin të sigurt si të vepronin.
Përmes shembujve praktikë dhe platformës Digital Buddy, mentorët e rinj shpjeguan se asnjë bankë, institucion apo kompani serioze nuk kërkon të dhënat personale apo bankare përmes mesazheve të tilla. Mentorët digjitalë, nxënës të Kolegjit” Preka ” i këshilluan të moshuarit mos klikojnë linqe të panjohura, të mos japin kode verifikimi dhe të konsultohen me familjarët ose me burimin zyrtar sa herë që përballen me një mesazh të dyshimtë.
Nëse i kushtoni një minutë nga koha juaj verifikimit të informacionit që lexoni në rrejtet sociale, mund të shmangni humbjen e kursimeve dhe keqpërdorimin e të dhënave personale .
#DigitalBuddy #LuftoDezinformimin #MashtrimetOnline #SiguriaDigjitale #EdukimiMediatik #Korca #DigitalSpark #Metamorphosis #TechSoup #ZefiriNet
Mashtrimi nis me një klikim. Mos i beso premtimeve për pasuri,lotari apo dhurata !
1–2 minuta





