Studentët e Korçës në auditorë, të Tiranës në protestë

Studentët e Universitetit të Korçës iu drejtuan sot auditorëve për të vijuar normalisht procesin mësimor, pavarësisht thirrjeve të djeshme në rrjetet sociale për bojkot, në mbështetje të studentëve të Tiranës, të cilët u përleshën me policinë, ndërsa dhjetra prej tyre mbetën të plagosur

Thirrja për bojkot të procesit mësimor si duket nuk u shoqërua me organizimin e nevojshëm, as nga studentët. as nga opozita, e cila edhe pse e ka kthyer  Universitetin prej vitesh në celulë partie, dështon vazhdimisht të frymëzojë dhe organizojë studentët.

Ju kujtohen protestat e studentëve e Universitetit të Korçës njëzet e ca vite më parë ? Ju kujtohet si u shkarkua rektori i kohës nga presioni i lëvizjes së fuqishme studentore ?

Ishte koha kur Universiteti i Korçës kishte 5 mijë studentë dhe kur pedagogët e angazhuar me PD ishin burra dhe gra me integritet të lartë profesional dhe qytetar, të cilët përballeshin me rivalët politikë në gara reale elektorale, për shkak të sistemit maxhoritar dhe jo si sot.
#Zefiri

Lajme Te Ndryshme