Një edukatore në Korçë është arrestuar, pasi dyshohet se ka dhunuar një fëmijë 4-vjeçar në kopshtin ku ai qëndronte.
Ngjarja është denoncuar nga nëna e të miturit, e cila iu drejtua policisë pasi vuri re se prej disa ditësh djali i saj nuk ishte në gjendje të mirë. Sipas informacioneve paraprake, fëmija i kishte treguar nënës se ishte goditur nga edukatorja.
Pas kallëzimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë kryen veprimet hetimore, përfshirë këqyrjen e pamjeve filmike. Në përfundim të verifikimeve, edukatorja u arrestua për veprën penale të “Keqtrajtimit të të miturve”.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme.
Korçë/ Arrestohet edukatorja, dhunoi një 4 vjeçar
1–2 minuta





