Korçë/ Kletjon Kita rebelohet ndaj tre ministrive/ Ku i gjetët shifrat për nivelin e lejuar të zhurmave ?
Nënkryetari i bashkisë së Korçës Kletjon Kita, përmes një shkrimi në faqen e tij në fb del kundër udhëzimit të përbashkët të Ministrisë së Shêndetësisë, Mjedisit dhe Ministrisë së Brendshme ( Udhëzimi Nr.2, Dt. 15.11. 2023) Për nivelin kufi të zhurmës. Teksa mundohet të fshehë pas propagandës neveritëse, kundërshtimin e hapur të Udhëzimit, i cili përcakton jo vetëm nivelin e lejuar të zhurmave dhe oraret e zhvillimit të aktiviteteve, por edhe detyrimet e bashkisë dhe policisë bashkiake, veç strukturave tê tjera, Kletjon Kita ve në dyshim dhe kërkon sqarime, se ku bazohet niveli i lejuar prej 45 db që përcakton Udhëzimi.
“Ditët e fundit kam zhvilluar biseda me shumë biznese të qytetit, të cilat kanë ngritur shqetësime dhe kanë kërkuar më shumë informacion lidhur me ndryshimet e fundit të Udhëzimit nr. 2, datë 15.11.2023, ‘Për nivelin kufi të zhurmës për një mjedis të dhënë dhe për fushën e veprimtarive ekonomike-shoqërore’.
Një nga çështjet që është ngritur më shpesh lidhet me bazën teknike dhe shkencore mbi të cilën është përcaktuar niveli kufi prej 45 dB(A). Besoj se publikimi i studimeve, standardeve dhe metodologjisë që kanë shërbyer për hartimin e këtij udhëzimi do t’u shërbente institucioneve, bizneseve dhe qytetarëve, duke krijuar më shumë qartësi dhe besim në zbatimin e tij. ” – shkruan Kita.
Që mos e lemë Kletjon Kitën në padije dhe errësirë , më poshtë gjeni referencat zyrtare nga Organizata Botërore e Shëndetëisë, për nivelin e lejuar të zhurmave, mbi të cilat mbështetet Udhëzimi i tre ministrive.
https://iris.who.int/bitstream/handle/10665/352844/WHO-HEP-ECH-EHD-22.01-eng.pdf?utm_source=chatgpt.com
https://www.who.int/publications/i/item/9789289053563?utm_source=chatgpt.com
P.S. Kletjon! Ligjin, edhe pse e ke inat, do ta zbatosh dhe do ta zbatosh si Çeçoja !
Kletjon Kita bën rebelin/ I kërkon llogari tre ministrive për Udhëzimin e ndotjes akustike
1–2 minuta




