Bashkia e Korçës, bashki ahengjesh / 260 milionë lekë për festa dhe evente, 33 milionë lekë për të moshuarit
Meqë sot kemi ditën historike të Festës së Lakrorit, po ju sjell në vëmendje disa statistika, të cilat provojnë që Sotiraq Filo e ka kthyer bashkinë në agjenci eventesh, nga të cilat ekonomia lokale dhe turizmi, përfiton vetëm shifra imagjinare propagande.
Bashkia e Korçës ka planifikuar në buxhetin e vitit 2026 një fond prej 25.9 milionë lekë për kalendarin e festave, festivaleve dhe aktiviteteve kulturore e turistike.
Lista e aktiviteteve të financuara është:
Korça Snow Fest / 4.32 milionë lekë
Promovimi i Lara Colturi si imazh i turizmit / 500 mijë lekë
365 ditë turizëm- Hackathon/ 350 mijë lekë
Kopshtet komunitare/ 500 mijë lekë
Çelja e sezonit turistik në Korçë / 2 milionë lekë
Balkan Fest / Spirit of Balkan /3 milionë lekë
Rock Festival/1.63 milionë lekë
Spring Festival & Pottery Fair / milion lekë
Lumina Electronic Festival / 3 milionë lekë
Christmas & Lights Festival – 3 milionë lekë
Festivali i Serenatës / Korça Serenights /1.2 milionë lekë
Korça Open Air (Aeronautika Shqiptare) /1.4 milionë lekë
Rrëfenja fshati / panaire me produkte autentike / 2 milionë lekë
Korça Food & Drink / 2 milionë lekë
Panairi i Vjeshtës /2 milionë lekë
Teksa për ahengjet dhe festat finacohen 260 milion lek, Bashkia e Korçēs ka lënē nē harresē moshën e tretë, edhe pse Korça prej vitesh po përballet me një sfidë të fortë demografike.
Filo shpērdoron taksat tona nē ziafete fshat pas fshati, ndërsa shumë të moshuar tē vetmuar, janë plotësisht të izoluar dhe pa shërbime bazike sociale dhe shëndetësore.
Për vitin 2026, Bashkia e Korçës, për Qendrën Komunitare për Moshën e Tretë ka parashikuar 3.33 milionë lekë, me rreth 250 përfitues të planifikuar.
Ndërkohë, sipas të dhënave zyryare, janë rreth 1,400 të moshuar që jetojnë të vetmuar, ndërsa numri real mendohet të jetë më i lartë, rreth 2 mijë persona.
Nga ana tjetër, të dhënat e INSTAT tregojnë peshën e konsiderueshme të grupmoshës mbi 65 vjeç në popullsinë e bashkisë sē Korçēs, duke e bërë plakjen dhe izolimin social të të moshuarve një çështje që kërkon më shumë vëmendje, financime dhe kohezion social.
Krahasimi i dy zërave buxhetorë nxjerr në dritë një diferencë të madhe mes festave dhe kujdesit për të moshuarit, çfarē tregon se buxheti për festat është rreth 8 herë më i madh se ai për kujdesin social ndaj moshës sē tretë.
Bashkia e Korçës/ 260 milion lek për ahengje, por të moshuarit po vdesin pa kujdes social
2–3 minuta




