Kodra mbi Potam, lagjia “1 Maji” ishte zona më e prekur nga flakët e zjarrit në Himarë. Me qindra rrënjë ullinj shekullorë dhe më shumë se 10 shtëpi u dogjën mbremjen e së premtes nga një zjarr masiv që preku Himarën turistike.
Fillimisht, një vatër zjarri u raportua rreth orës 18:30, por himariotët u përballën me orët më të vështira rreth orës 21:00 deri pranë mesnate, kur situata doli jasht kontrollit dhe zjarri përpiu disa shtëpi.
Ende nuk ka një bilanc të shtëpive të prekura por numri i tyre mësohet të jetë më shumë se 10, pjesa më e madhe e tyre, të pabanuara.
Në vetëm 30 minuta, flakët u përhapën me shpejtësi në gjithë Himarën, kjo për shkak të erës së fortë dhe një re tymi ka përfshirë sot gjithë vijën bregdetare.
Të shumtë janë dhe turistët që kanë lënë Himarën për shkak të situatës alarmante, disa prej tyre janë larguar natën nga hotelet ku ishim akomoduar, disa të tjerë mëngjesin e së shtunës.
Forcat zjarrfikse të Himarës mbështetur nga 12 mjete të ardhura nga bashkitë e jugut dhe mbi 250 forca kaluan natën në luftë me flakët, ndërsa sot përforcimet nga ajri po bëjnë të mundur shuarjen e vatrave të mbetura aktive, tashmë larg zonave të banuara.
Himara në flakë dhe panik/ Digjen 10 shtëpi dhe qindra ullinj
1–2 minuta




