Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka mbërritur pak minuta më parë në ambientet e DVP Korçë, ku është pritur nga drejtori vendor i Policisë, Vilson Bala.

Mësohet se vizita zhvillohet në kuadër të takimeve që Hita ka nisur në drejtoritë vendore të qarqeve, me fokus masat për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë fillimit të vitit të ri shkollor.

Gjatë takimit pritet të diskutohen edhe problematikat e rendit dhe sigurisë publike në qark, me drejtuesit dhe shefat e sektorëve e seksioneve të Policisë së Korçës.

Porositë e drejtuesit të Policisë së Shtetit vijnë në momentin e nisjes së vitit të ri  shkollor, ku në fokus do jetë siguria e nxënësve.

#Zefiri #Korçë #Policia #SkënderHita #VilsonBala #Siguria #Shkollat #LajmiIFundit #BreakingNews

Lajme Te Ndryshme