Universiteti “Fan S. Noli” i Korçës ka hapur për herë të parë programin e studimit Data Science, një prej risive të këtij viti akademik. Programi zhvillohet në gjuhën shqipe dhe angleze dhe synon të përgatisë studentë në një fushë gjithnjë e më të kërkuar të teknologjisë dhe analizës së të dhënave.
Mbi  300 maturantë të juglindjes janë regjistruar në fazën e parë të pranimeve në Universitetin “Fan S. Noli”, ndërsa krahas programeve tradicionale, pritet të ketë ineteres nga maturantët e juglindjes, por edhe qarqeve të tjerë edhe për degën e re Data Science.

Ky program  i shtohet ofertës akademike të universitetit, me zhvillim në dy gjuhë, shqip dhe anglisht. Sipas universitetit, për këtë program pritet të ketë rregjistrime edhe nga studentë të huaj, të cilët duhet të përmbushin kriteret përkatëse të pranimit.

Programet më të kërkuara në fazën e parë kanë qenë ato të sporteve dhe infermierisë, ndërsa rritje interesi është shënuar edhe në Fakultetin Ekonomik, në degët Financë, Menaxhim, Marketing dhe Turizëm.
Universiteti ka rritur gjithashtu kuotat në programet prioritare. Nga 6 kuota të vitit të kaluar, këtë vit janë vendosur 15, pesë për Inxhinieri Agronomike, pesë për Matematikë-Fizikë dhe pesë për Biologji-Kimi.
Sipas rektorit Lorenc Ekonomi, këto programe po tërheqin edhe maturantë me rezultate të larta.

Paralelisht me procesin e pranimeve, “Fan S. Noli” po vijon profilizimin dhe ndërkombëtarizimin e tij përmes programeve të mobilitetit me universitete të huaja dhe projekteve kërkimore ndërkombëtare.
Aktualisht universiteti është i angazhuar në projekte ndërkombëtare kërkimore, të cilat shkojnë mbi 1 milion euro.

Lajme Te Ndryshme