Universiteti “Fan S. Noli” i Korçës i ka akorduar titullin “Profesor Nderi” prof. dr. Genci Çapit, profesor në Universitetin Hosei të Tokios dhe një emër i njohur në fushën e robotikës dhe Inteligjencës Artificiale.
Çapi ka ndërtuar karrierën e tij akademike dhe kërkimore në Japoni, ku prej vitit 2016 është profesor në Departamentin e Inxhinierisë Mekanike në Hosei University. Kërkimi i tij përfshin robotikën inteligjente, robotët humanoidë, navigimin e robotëve, Machine Learning dhe Inteligjencën Artificiale të aplikuar.
Por lidhjen me Shqipërinë ai nuk e ka ndërprerë.
Përmes projekteve READ, ai ka bashkëpunuar me Universitetin “Fan S. Noli”, duke trajnuar studentë e pedagogë dhe duke sjellë ekspertizë në teknologjitë e avancuara, kërkimin shkencor dhe sistemet inteligjente.
Në ceremoninë e zhvilluar në Korçë, Çapi mbajti edhe një leksion mbi zhvillimet më të fundit të Inteligjencës Artificiale.
#Korçë #FanSNoli #InteligjencaArtificiale #Robotikë #Zefiri
Korçë/ Universiteti nderon me titullin Profesor Nderi shkencëtarin korçar të Inteligjencës Artificiale në Japoni
1–2 minuta




