Korçë/ Transportonte 11 emigrantë drejt Malit të Zi, arrestohet 27 vjeçari

Transportuesi në pranga, dy organizatorët në kërkim.
27-vjeçari nga Tepelena, Juxhen Sadiku është arrestuar në Drenovë, teksa transportonte drejt Shkodrës 11 emigrantë, 10 nga Bangladeshi dhe 1 nga Pakistani.
Emigrantët kishin hyrë ilegalisht në Shqipëri përmes Kapshticës dhe synonin të kalonin drejt Malit të Zi.
Në kuadër të operacionit “Borders”, policia ka shpallur në kërkim dy persona, 31 dhe 58 vjeç, të dyshuar si organizatorë të transportit kundrejt pagesës.

Lajme Te Ndryshme