Kryetari i PD Sali Berisha do të jetë në Korçë të mërkurë,për mitingun përmbyllës të fushatës elektorale. Mitingu është njoftuar të mbahet pasdite,në qendër të qytetit,tek Pedonalja. Drejtuesit e degëve të PD në qark presin pjesëmarrje të madhe të qytetarëve,ashtu si në tubimet e tjerë elektoralë,ku ka qenë i pranishëm lideri historik i PD.
Kjo është java e fundit e fushatës elektorale,ndërsa pritet mobilizim edhe më i fortë nga strukturat dhe kandidatët për të intesifikuar takimet me qytetarët l,të cilët do tu drejtohen kutive të votimit të diel,për të zgjedhur 10 deputetet që do t’i përfaqësojnë në Kuvend.
“Berisha zbarkon të mërkurë në Korçë për finalen e fushatës — PD ndez zemrën e Juglindjes!”
1–2 minuta





