Një sherr mes disa vajzave adoleshente në një prej lokaleve të Bulevard Republika ka përfunduar me plagosjen e një 17 vjeçareje. E mitura u plagos në fytyrë me gotë qelqi nga një tjetër e mitur,pas një debati verbal,ndërsa u dërgua në spital për mjekim. Policia shoqëroi vajzën që dyshohet se plagosi 17 vjeçaren,por edhe disa të rinj që u ndodhën në lokal gjatë konfliktit. Ngjarja e rëndë ka pasur si motiv,publikimin nga e plagosura të fotove dhe video me përmbajtje të papërshtatshe,për të cilat u procedua nga Prokuroria e Korçës disa muaj më parë.
E rëndë në Korçë,sherr mes vajzash,goditet me gotë në fytyrë e mitura
1–2 minuta





