Ministri i Jashtëm Grek, George Gerapetritis,i cili mori pjesë në ceremoninë e inagurimit të Kosullatës Greke në Korçe shprehu qëndrimin e prerë të vendjt të tij për minoritetin grek që jeton në Shqipëri:
“Kjo ndërtesë, ku jetoi dhe ushtroi detyrën e tij nobelisti Jorge Seferis, ishte pronë e një shtetasi grek dhe u ble nga shteti grek. Jorgo Seferis u frymëzua nga Korça, ku ushtroi detyrën e konsullit të përgjithshëm, një qytet që ka qenë pararojë e arsimit, si në gjuhën shqipe, ashtu edhe në atë greke.
Vazhduese të pranisë greke në këtë qytet janë shkolla “Omiros”, gjimnazi “Platon” dhe kursi “Aristotelis”, ku shteti grek do të vazhdojë të investojë.
Ambasadat dhe konsullatat tona janë imazhi ynë në botë. Godina e re e Konsullatës përfshihet në investimet për dixhitalizimin e shërbimeve, dhe është një provë për të forcuar lidhjet e minoritarëve me shtetin amë.
Nga ana jonë, kujdesemi të forcojmë marrëdhëniet me fqinjët. Si vende fqinje, i japim prioritet stabilitetit, jo vetëm në marrëdhëniet dypalëshe, por edhe në ato shumëpalëshe të rajonit.
Politikat e ndryshimit të kufijve i përkasin tashmë të kaluarës. Të gjitha këto janë histori të vjetra që nuk i interesojnë askujt, siç shkruante vetë Seferis.
Ne nuk do të bëjmë asnjë hap pas në të drejtat e minoritetit grek. Prezenca juaj si Ministër i Jashtëm ka forcuar marrëdhëniet. Minoriteti grek na bashkon dhe është një urë mirëkuptimi mes dy vendeve”.
Greqia e prerë: Asnjë hap pas për të drejtat e minoritetit tonë
1–2 minuta





