Dita Botërore e Shëndetit Mendor: Rriten rastet në Korçë, por 70% nuk marrin trajtim mjekësor
Çdo ditë, 10-15 persona trokasin në derën e Qendrës së Shëndetit Mendor në Korçë. Rritja e rasteve me probleme të shëndetit mendor është një trend i vazhdueshëm në rang qarku, por ajo që shqetëson më shumë është fakti se rreth 70% e tyre nuk marrin asnjë lloj trajtimi mjekësor.
Arsyet janë të shumta dhe të dhimbshme: mungesa e profesionistëve, kostot e larta, mungesa e qendrave rezidenciale për të sëmurët pa përkrahje, dhe mbi të gjitha, stigmës sociale që detyron individin të fshehë vuajtjen mendore.
Sipas të dhënave zyrtare, Shqipëria ka aktualisht vetëm 1 mjek psikiatër për çdo 100 mijë banorë, shifër shumê e ulët po ta krahasojmë me vendet e rajonit dhe më gjerë:
Maqedonia e Veriut ka rreth 5 psikiatër për 100 mijë banorë.
Serbia: mbi 10 psikiatër për 100 mijë banorë.
Mesatarja e Bashkimit Evropian është mbi 18 psikiatër për 100 mijë banorë, sipas OBSH.
Ky boshllëk i thellë i kapaciteteve profesionale ndikon drejtpërdrejt në jetët e njerëzve. Fëmijë, adoleshentë dhe të moshuar që përballen me depresion, ankth, çrregullime bipolare apo psikozë, shpeshherë mbeten pa asnjë ndihmë.
Psikiatria Nikolina Bode shpreh shqetësimin për rritjen e rasteve ekstreme, përfshirë tentativat për vetëvrasje, jo vetëm nga të moshuarit, por edhe nga të rinjtë,një alarm i qartë për një shoqëri që po rrëshqet në heshtje drejt një krize të thellë të shëndetit mendor.
Alarmi:Të sëmurët mendorë në Korçë rriten,por 70% e tyre nuk mjekohen
1–2 minuta





