Bashkia e Pustecit priti 35 vite për miratimin e projektit më madhor që i jep fund derdhjes së ujrave të përdorura në Liqenin e Prespës.

“Një hap i madh për mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillimin e Bashkisë Pustec
Një grup ekspertësh nga Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve (AKUK) nga Tirana zhvilluan një vizitë pune në Bashkinë Pustec, në kuadër të përgatitjes së projektit për ndërtimin e sistemit të kanalizimeve për të gjitha fshatrat e bashkisë.
Gjatë vizitës u kryen verifikime në terren dhe u diskutuan detajet teknike të projektit, i cili konsiderohet një nga investimet më të rëndësishme për zonën. Qëllimi i këtij projekti është krijimi i një sistemi modern kanalizimesh që do të zgjidhë përfundimisht problemin e ndotjes dhe do të përmirësojë ndjeshëm kushtet e jetesës për banorët e Bashkisë Pustec.
Ky investim i rëndësishëm do të realizohet nga Qeveria Shqiptare, duke kontribuar në mbrojtjen e mjedisit, ruajtjen e Liqenit të Prespës dhe zhvillimin e qëndrueshëm të gjithë zonës.
Bashkia Pustec shpreh mirënjohjen për institucionet qendrore dhe për angazhimin e ekspertëve të AKUK, duke theksuar se ky projekt përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt një infrastrukture më moderne dhe një mjedisi më të pastër për komunitetin.” – thuhet në faqen e Bashkisë Pustec.

Lajme Te Ndryshme