Në prag të sezonit dimëror, Prefektura e Qarkut Korçë ka nisur verifikimin në terren të gatishmërisë së strukturave dhe kontraktorëve përgjegjës për mirëmbajtjen e akseve rrugore nacionale dhe turistike.
Sipas Prefekturës, kontrollet synojnë garantimin e kalueshmërisë në rrugët e qarkut gjatë muajve të dimrit dhe rritjen e sigurisë për drejtuesit e automjeteve.
Megjithatë, sfida kryesore mbetet reagimi në kohë i kontraktorëve në rast reshjesh të dendura dëbore dhe ngricash, veçanërisht në akset malore dhe ato me fluks të lartë lëvizje.
Zefiri.net




