Tragjedi në Maliq/ Ndërron jetë një mësues 54-vjeçar, dyshohet infarkt në rrugë

Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Marjan të bashkisë Maliq, ku një mësues 54-vjeçar ka ndërruar jetë në mënyrë të papritur.
Sipas informacioneve paraprake, mësuesi me iniciale A.B., nga rrethi i Devollit, jepte mësim në shkollën e fshatit Marjan, një zonë e thellë dhe e largët. Pas përfundimit të procesit mësimor, teksa po shkonte drejt automjetit të tij, dyshohet se ka pësuar infarkt, duke humbur jetën në vend.
Për shkak të distancës dhe kushteve të vështira infrastrukturore në zonë, trupi i pajetë është transportuar me vonesë drejt morgut të spitalit të Korçës për ekzaminime të mëtejshme.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë.

Lajme Te Ndryshme