Prej disa muajsh imazhi i mjekut të njohur Tritan Kalo, po përdoret në mënyrë të paligjshme për të reklamuar një medikament që shëron plotësisht diabetin. Mjeku ka reaguar duke kërkuar ndihmë nga organet ligjzbatuese, por reklamat vazhdojnë.
“Historia vazhdon pavarësisht denoncimit publik që ti bën, si dhe të artikullit shterues në numurin e sotëm të Gazetës “DITA”…
AS REEL në FACEBOOK nuk është vendosur sot po nga unë…MOS VIJONI TË MASHTROHENI JU BASHKËKOMBASIT E MI….
Organet tona të mbrojtjes kibernetike, AMA, Organet ligjzbatuese, SPAK, Agjensitë për mbrojtjen e të dhënave personale, AKU, Agjensia e Kontrollit të barnave, etj, etj, ato vijojnë vegjetojnë ose të mbyllin sytë e veshët para këtyre MASHTRIMEVE, të cilat duhen dënuar penalisht si dëmprurëse për SHËNDETIN e popullatës dhe të IMAZHIT tim si një Mantelbardhë i panjolltë…
Nuk është e para herë që ndodh kështu…
Unë Dr. Tritan Kalo jam një Infektolog-Tropikolog si dhe Reanimator, por jo një Endokrinolog…
E turpshme, e dhimbshme dhe e dënueshme. KÇK në veprim të plotë. Një MUNGESË e plotë e funksionshmërisë së SHTETIT, kur NE pretendojmë edhe të hymë në BE…
Përfshiheni këtë dukuri edhe në Podkastet tuaja ju pusht-shtetarë, sepse është një çështje e thuktë e mbrojtjes së shëndetit të popullatës, të votuesve tuaj jo pak të gënjyer e mashtruar nga “tregtarët e paskrupullt” të preparateve të ndryshme…
JU BASHKËKOMBAS a keni sy të lexoni apo vesh të dëgjoni se çfarë unë them, por vijoni më shkruani për të porositur “ilaçin që ju reklamoni”.
Kemi dëshirë të madhe si popull që të mashtrohemi, sepse jo më kot edhe në jetën tonë sovio-ekonomiko-politike mashtruesit tanë NE i votojmë dhe i zgjedhim në krye të punëve tona prej dhjetra vitesh…
NDRINI udhët e mëndjes sa ende frymoni!” – shkruan mjeku i njohur në fb.




