Protesta e Tiranës jehonë globale. Ja çfarë shkruajnë mediat ndërkombëtare !

Protesta e zhvilluar sot në Tiranë ka tërhequr vëmendjen e mediave më të njohura ndërkombëtare, të cilat e kanë pasqyruar si një nga mobilizimet më të mëdha qytetare që ka njohur Shqipëria në vitet e fundit.
E përditshmja britanike Financial Times raportoi se dhjetëra mijëra qytetarë mbushën rrugët e Tiranës, në atë që është quajtur tashmë “Revolucioni i Flamingove”. Sipas gazetës, protesta ka kaluar kufijtë e një kundërshtimi mjedisor dhe është shndërruar në një lëvizje më të gjerë kundër korrupsionit dhe elitave politike.
Edhe agjencia prestigjioze Reuters ka ndjekur prej javësh zhvillimet në Shqipëri, duke raportuar për pjesëmarrje masive në protestat kundër projekteve turistike në Sazan dhe Zvërnec, si dhe për kërkesat e protestuesve për më shumë transparencë dhe llogaridhënie.
Ndërkohë, The Guardian e ka cilësuar lëvizjen si “Revolucioni i Flamingove”, duke theksuar se protestat janë shndërruar në simbol të kundërshtimit ndaj vendimmarrjeve që, sipas protestuesve, rrezikojnë mjedisin dhe interesin publik.
Vëmendje protestës i kanë kushtuar edhe media të tjera ndërkombëtare si CNN, BBC, Al Jazeera, Le Monde, El País dhe Bloomberg, të cilat kanë raportuar mbi zhvillimet në Tiranë dhe ndikimin që kjo lëvizje po ka në debatin publik shqiptar.
Jehona ndërkombëtare e protestës së sotme tregon se zhvillimet në Shqipëri po ndiqen me interes përtej kufijve, ndërsa Tirana është kthyer në qendër të vëmendjes së mediave botërore.


Lajme Te Ndryshme