Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi, ka reaguar sot për protestat e jashtëzakonshme qytetare, duke dhënë leksione se si reagimi qytetar të mos përdoret dhe instrumentalizohet. Niko Peleshi, në vend që japë llogari del dhe na jep mend.
Politikani që ka mbajtur postet më të larta në ekzekutiv dhe tani në legjislativ, ai ndaj të cilit derdhet zemërimi i korçarëve që protestojnë prej disa ditësh, por edhe mijra të tjerëve që ikën nga Korça se peleshëria u kthye në sistemin më abuziv, antihuman, antikulturë dhe antiqytetari, se ku dreqin e gjen kurajon të na tregoje vlera, shenjtëri, patriotizëm, kushtetutshmëri dhe të tjera nocione të moralit dhe shtetit të së drejtës, të cilat ai dhe klasa që ai përfaqëson, i ka shkallmuar dhe çmontuar çdo ditë.
“Protesta është e drejtë kushtetuese dhe shprehje e shëndetshme e pluralizmit demokratik.
Por pikërisht për këtë arsye, ajo meriton të mbrohet nga ata që duan ta instrumentalizojnë për axhenda të ndryshme nga thelbi i saj.
Lufta e UÇK-së është trashëgimi e shenjtë e të gjithë shqiptarëve. Ajo nuk duhet të përdoret si karburant elektoral apo mjet presioni ndaj institucioneve. Kush e përdor atë kujtesë për të penetruar në një lëvizje qytetare që nuk ka asnjë lidhje me të, nuk e nderon atë luftë.
Përkundrazi, tenton ta zhvlerësojë atë.
Interesi kombëtar, sovraniteti dhe stabiliteti nuk janë sllogane, por janë vijë e kuqe për të gjithë, përfshirë politikën dhe çdo lëvizje qytetare.
Ndaj është detyrë e të gjithëve të imunizohemi nga manipulatorët e historisë.
Ndaj ndiej për detyrim të ndaj këtë qëndrim sot.
Kosova është e shenjtë.
Shqipëria është e shenjtë ” – shkruan Peleshi.
Peleshi bën arbitrin e protestës nga maja e Kullës së Korçës
1–2 minuta




