Është ndarë nga jeta në moshën 77-vjeçare legjenda e kinemasë turke, Kadir İnanır. Për publikun shqiptar, emri i tij është i pandashëm nga ai i Türkan Şoray. Në vitet ’80, ata u bënë dy prej aktorëve më të dashur, ndërsa filmi “Shamikuqja” mbetet një nga veprat më të ndjekura e më të dashura edhe në Shqipëri.

I bazuar në romanin e shkrimtarit me origjinë turke nga ish-Bashkimi Sovjetik, Cengiz Aytmatov, filmi shënoi një kthesë të rëndësishme për kinemanë turke, duke e ngritur atë në një standard të ri artistik dhe duke fituar një vend të veçantë në zemrat e miliona shikuesve.

Sot, me largimin e Kadir İnanır, mbyllet një epokë e artë e kinemasë turke, por personazhet dhe interpretimet e tij do të jetojnë përgjithmonë në kujtesën e publikut.

Lajme Te Ndryshme