Pas një mesazhi që premton një dhuratë, një reklame në rrjetet sociale për një ilaç që shëron çdo sëmundje, një linku që kërkon të dhënat personale apo historive mallëngjyese të kushërinjve të largët në Afrikë që nuk kanë kujt t’ia lënë pasurinë, nuk fshihet as fati i rënë nga qielli dhe as ndonjë mrekulli. E gjitha është mashtrim.
Të moshuarit në Korçë, ashtu si kudo, po përdorin çdo ditë e më shumë rrjetet sociale dhe teknologjinë, e cila i afron me familjarët dhe miqtë, por njëkohësisht i ekspozon ndaj mashtrimeve online.
Për t’i ndihmuar të dallojnë dezinformimin dhe të përdorin internetin në mënyrë më të sigurt, gazetarja Daniela Zisi po zbaton projektin “Të rinjtë dhe të moshuarit kundër dezinformimit online”.
Projekti bashkon dy breza: të moshuarit, me përvojë të çmuar jetësore, por më të ekspozuar ndaj mashtrimeve digjitale, dhe të rinjtë, me aftësi më të mira në përdorimin e teknologjisë dhe edukimin mediatik. Ndërveprimit mes mentorëve të rinj dhe të moshuarve në qendrat komunitare të Korçës, synon të ndërtojë një komunitet më të informuar, më kritik ndaj informacionit të rremë dhe më të sigurt në botën digjitale.
Përmes platformës Digital Buddy, mentorët e rinj ndajnë me të moshuarit njohuri dhe këshilla praktike për të identifikuar dezinformimin, për të verifikuar burimet e informacionit dhe për të shmangur mashtrimet në internet, të cilat sjellin pasoja
The project “Të rinjtë dhe të moshuarit kundër dezinformimit online” (Youth and Older Adults Against Online Disinformation) is supported through the Digital Spark granting scheme, as part of the Regional Support Mechanism EECA project, implemented by the Metamorphosis Foundation and TechSoup, in partnership with CIVICUS and under the Digital Democracy Initiative (DDI), which covers the Global South.
#DigitalBuddy #LuftoDezinformimin #EdukimiMediatik #SiguriaOnline #Korca #MediaLiteracy #OnlineSafety





