Pogradec/ Kapet vëllai i autorit të dyshuar të atentatit ndaj Brian Syzos, arrestohet edhe vetë Syzo
Një zhvillim i ri është shënuar në dosjen e atentatit të 30 qershorit në Pogradec, ku mbeti i plagosur rëndë 35-vjeçari Brian Syzo.
Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se është arrestuar 22-vjeçari Edison Agolli, vëllai i autorit të dyshuar të ngjarjes, i cili ishte shpallur në kërkim si bashkëpunëtor në atentat. Sipas hetimeve, Agolli ndodhej së bashku me vëllain e tij dhe dy persona të tjerë në momentin e sulmit me armë ndaj Brian Syzos.
Mbi 22-vjeçarin rëndon akuza për “vrasje me paramendim, e kryer për interes ose hakmarrje, e mbetur në tentativë, në bashkëpunim”.
Po sipas burimeve, arrestimi i Edison Agollit lidhet edhe me një tjetër episod kriminal. Ai dyshohet se ka marrë pjesë në vendosjen e një kamere pranë IEVP Drenovë, me qëllim monitorimin e lëvizjeve të Brian Syzos.
Ndërkohë, është arrestuar edhe vetë Brian Syzo. Burimet bëjnë me dije se Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi një vendim të Gjykatës së Pogradecit të vitit 2023, e cila e kishte dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Si pasojë, Syzo do të vuajë dënimin me 3 vjet e 4 muaj burg.
Pogradec/ Përfundon arratia e atentatorit të Brian Syzo, arrestohet edhe vetë shënjestra
1–2 minuta





