Shqiptarët punojnë vetëm për bukën e përditshme
Shqipëria renditet e para në Europë për peshën që zënë shpenzimet për ushqime në ekonomi.
Sipas Eurostat, 20.4% e ekonomisë shqiptare shkon për ushqime, mbi 3 herë më shumë se mesatarja e Bashkimit Europian (6.2%).
Paradoksi është edhe më i madh, sepse ushqimet në Shqipëri tashmë kushtojnë më shtrenjtë se mesatarja e BE-së, ndërsa pagat e shqiptarëve mbeten ndër më të ulëtat në Europë.
Çdo vit shqiptarët shpenzojnë rreth 5 miliardë euro vetëm për t’u ushqyer.
Kur pjesa më e madhe e të ardhurave shkon për bukën e përditshme, mbetet shumë pak për arsim, shëndetësi, pushime apo kursime.
Monitor
A jetojmë për të punuar, apo punojmë vetëm për të ngrënë?
Shqiptarët punojnë për të mbushur barkun
1–2 minuta





