Digital Buddy / E para platformë në Korçë e dedikuar për luftën kundër dezinformimit të moshës së tretë
Gjyshrit dhe gjyshet tona tani mund të kenë platformën e tyre, e cila i ndihmon si të mos bien pre e mashtrimeve online.
Digital Buddy është platforma e krijuar në kuadër të projektit “Të rinjtë dhe të moshuarit kundër dezinformimit online”, që po zbatohet nga gazetarja Daniela Zisi. Përmbajtja e platformës synon të arrijë tek qindra të moshuar në Korçë dhe jo vetëm, duke i ndihmuar ata të përdorin internetin në mënyrë më të sigurt, por dhe si të mbrohen nga dezinformimi dhe mashtrimet online.
Tek Digital Buddy të moshuarit do të gjejnë këshilla praktike, materiale edukative dhe video sensibilizuese që i ndihmojnë të dallojnë lajmet e rreme, reklamat mashtruese, mesazhet që synojnë marrjen e të dhënave personale dhe format e tjera të mashtrimit që qarkullojnë në internet.
Digital Buddy do të shërbejë edhe si një mjet praktik për mentorët e rinj digjitalë, të cilët përmes platformës do të vazhdojnë të mbështesin të moshuarit në zhvillimin e aftësive digjitale dhe rritjen e ndërgjegjësimit për sigurinë online.
Digital Buddy vjen si një burim i besueshëm informacioni dhe një mbështetje konkrete për të moshuarit në Korçë, por mund të përdoret nga çdo grupmoshë, kudo ku flitet shqip.
Shpërndajeni sa më shumë Dogital Buddy, duke u bërë qytetarë aktivë për edukimin mediatik dhe luftën kundër dezinformimit online !
This activity is supported by the CIVICUS Digital Democracy Initiative DDI.
#DigitalBuddy #LuftoDezinformimin #EdukimiMediatik #SiguriaOnline #Korca #DigitalSpark #Metamorphosis #TechSoup #ZefiriNet
Korça me platformën e parë kundër dezinformimit, Digital Buddy, siguria e të moshuarve
1–2 minuta





