6 bashkitë e Qarkut të Korçës janë dakordësuar për ngritjen e një qendre të përbashkët sociale për të moshuarit, fëmijët nē nevojë dhe ata me aftësi ndryshe.
Takimi me drejtorin e Politikave dhe Koordinimit Territorial pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, Arben Xhaferi, i ka dhënë mbështetje nismës së Prefektit të Qarkut Korçë, dr. Florinda Zegullaj, për ngritjen e një qendre të përbashkët rezidenciale për personat në nevojë.
Projekti synon të mbēshtesē me shërbim dhe kujdes social fëmijët në situatë rruge, të moshuarit dhe personat me aftësi ndryshe, të cilët nuk do kenë vetëm një çati mbi kokë,por shërbim social, asistencë mjekësore, përkujdesje dhe mbi të gjitha dinjitet.
Të gjitha bashkitë e Qarkut të Korçës kanë shprehur dakordësinë për t’u bërë pjesë e këtij mekanizmi, në kushtet kur kohezioni social ndaj individëve në nevojë, është kosideruar deri sot një çështje periferike.
Përballë problemeve të mprehta sociale, të cilat janë adresuar pak ose aspak, Prefektura e Korçës po tenton të ndërtojë një zgjidhje afatgjatë për kategoritë në nevojë.
Prefektura kërkon tashmë mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, për ngritjen e një grupi ndërinstitucional që do të përcaktojë mënyrën e funksionimit dhe formën e bashkëpunimit mes gjashtë bashkive.
Merr rrugë iniciativa e prefektes së Korçës/ Një qendër rezidenciale për të pamundurit
1–2 minuta




