Erdhi dita, që sheshi i vogël i Pustecit të vogël, të prodhojë një sherrnajë të madhe mes maqedonasve për himnin kombëtar shqiptar.
Në Pustec, në një Festival Folklorik të organizuar dje nga dega në Shqipëri e VMRO-DPMNE, u ekzekutua himni maqedonas, por jo himni ynë kombëtar.
Kryetari i Bashkisë së Pustecit, Pali Kolevski, i ftuar në aktivitet , e konsideroi injorimin e himnit shqiptar, shkelje të protokollit dhe tha se i kishte kërkuar shoqatës organiztarore ekzekutimin e të dy himneve.
Referuar kuadrit ligjor përkatës, pjesëmarrja e Kryeministrit të Maqedonisë së Veriut në një festival të organizuar nga një shoqatë, nuk e kthen automatikisht aktivitetin në ceremoni shtetërore dhe nuk i ngarkon organizatorit, vetëm për këtë arsye, detyrimin për të zbatuar Ceremonialin Shtetëror. Ky ceremonial zbatohet në kuadër të veprimtarisë protokollare të shtetit shqiptar dhe veçanërisht, të vizitave zyrtare të delegacioneve të huaja të nivelit të lartë. Nëse vizita do ishte zyrtare, organizimi i saj do bëhej nga Protokolli i Shtetit dhe jo nga ndonjë shoqatë. Por, shoqata në fjalë, që organizoi Festivalin dhe ftoi kryeministrin Mickoski, duhet ta kishte konsideruar, edhe pse nuk e kishte detyrim, ekzekutimin e himnit shqiptar.
Për të mbetur tek ndjesa dhe reagimi i Kolevskit për shkeljen e protokollit nga shoqata, ngremë pyetjen : Nëse për himnin shqiptar ai i referohet protokollit shtetëror, atëherë pse i njëjti standard nuk u pa edhe në komunikimin zyrtar? Pse kryetari i Bashkisë së Pustecit iu drejtua Kryeministrit të Maqedonisë së Veriut në gjuhën maqedonase dhe pse Mickoski nuk kishte përkthyes?
Nëse kjo ishte një vizitë zyrtare, kush e kishte përgatitur protokollin dhe programin e saj dhe pse bashkia dhe Kolevski u la jashtë organizmit ?
Nëse nuk ishte vizitë zyrtare, atëherë mbi ç’bazë një shoqate i kërkohet të zbatojë protokollin shtetëror ?
Përtej debatit për protokollin për tē cilin ligji është i qartë dhe fuksionarët publike, bëjnë mirë t’i hedhin ndonjë sy, po ndalem edhe tek pohimi i Kolefskit se Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ishte shumë i shqetësuar, që nuk u ekzekutua në fillim të Festivalit himni shqiptar.
Nëse e marrim të mirëqenë këtë deklaratë, nuk ka si të mos sjellim në vëmendje disa detaje të vogla nga vendi që qeveris sot Mickoski, i cili qenka shqetësuar që himni shqiptar nuk u ekzekutua në një Festival Folkorik në Pustec .
Sigurisht, që respektimi i simboleve kombëtare të një vendi mik, i bën nder githkujt dhe pêr më tepër zyrtarëve të lartë. Mickoski nuk ka asnjë përgjegjësi për rastin e Pustecit, por sigurisht, si kryeministër i Maqedonisë sẅ Veriut, ku shqiptarët janë 40% e popullsisë, ai ka përgjegjësi për garantimin e lirive dhe të drejtave të tyre, pêrfshirë gjuhën shqipe.
Vetëm pak kohë më parë, studentë shqiptarë dolën në protesta në Shkup për të kërkuar që provimi i jurisprudencës të mund të zhvillohej edhe në gjuhën shqipe.
Pra, Mickoski vjen në Pustec i ftuar në një Festival.nga një shoqatë maqedonase dhe shqetësohet për injorimin e himnit shqiptar, ndërsa në vendin e tij, shqiptarët protestojnë për përdorimin e gjuhës së tyre dhe ruajtjen e identitetit, sanksionuar në Marrëveshjen e Ohrit.
Mickoski, paska kërkuar respekt për identitetin shqiptar në Shqipëri, ndërkohë që shqiptarët brenda kufijve të vendit ku ai qeveris, vazhdojnë të luftojnë për të drejtat e tyre, deri sot të cunguara apo mohuara.
#Pustec #MaqedoniaEV eriut #Shqiptarët #GjuhaShqipe #Mickoski #HimniShqiptar #VMRO #Korçë #Zefiri
Himni shqiptar në Pustec fut në sherr maqedonasit dhe shqetëson kryeministrin
2–3 minuta




