Më shumë se dhjetë fëmijë të moshës nga 4-5 vjeç që frekuentojnë Kopshtin nr. 17 në qytetin e Korçës janë helmuar pas konsumit të drekës me pilaf. Fëmijët kanë shfaqur shqetësime gastrointerite dhe 6 prej tyre janë shtruar në Pediatri për shkak të simptomave mê të rënda. Familjarët deklaruan në polici se fëmijët kishin ngrënë pilaf për drekë dhe pas disa orësh kanë pasur të vjella dhe dhimbje barku. Policia e Korçës procedoi për shpërdorim detyre drjejtoreshën e Kopshtit 17, M. K dhe mjeken e Pediatrisë E. X e cila nuk njoftoi policinë për rastin.
Zefiri.net




