18 vjeçari humbi jetën në aksident, mësuesi i gjimnazit “Themistokli Gërmenji” prek me fjalët për Florin :

Për Florin…

     Gjithnjë kam mbajtur “distancë” me gjimnazistët, për aq kohë sa janë në bankat e shkollës.
Me ty, jo. Të kam pranuar “friend” që në shkollë.Sepse ti kishte një mirësi e pafajësi që lehtësisht të shihej në sy , të shkruhej qartazi në ballë.
Jo rrallë “shfrytëzoja” rastin, kur ti ktheheshe mbrapa e këmbeje ndonjë fjalë…
-Flor’ kthehu para, mos më detyro të marr masa drastike ! Do të të heq nga fb !
-Me fal, presor!- ma ktheje me një përskuqje të lehtë në fytyrë.
     Ti nuk e dije, por “të ngacmoja” enkas, se prisja buzëqeshjen tënde që më çlodhte.

     Sapo mbarove gjimnazin.
Nuk e mora vesh në ç’fakultet ishe regjistruar. Ndoshta ngase ti kurrë nuk do të kryeje një fakultet, sepse Zoti (apo djalli, Flor’ ?) kishte të tjera plane për ty…

-Flor’ , kthehu para, se do të të heq nga fb !
     Për herë të parë ti nuk më dëgjon. Sepse nuk do të kthehesh më kurrë nga rruga për ku u nise kaq herët…
Na pikëllove , Flor’ !

Profesori yt…

Lajme Te Ndryshme