Mentorët  e rinj digjitalë shpërndanë sot broshura informuese në qendrat e të moshuarve në Korçë, në kuadër të projektit “Të moshuarit dhe të rinjtë kundër dezinformimit online”.

Broshurat përmbajnë këshilla praktike për të identifikuar mesazhet mashtruese, ofertat e rreme dhe lidhjet e dyshimta që synojnë të përvetësojnë të dhënat personale apo bankare të qytetarëve. Në broshurë është përfshirë edhe linku i Digital Buddy, platformës së parë në juglindje që i dedikohet mbrojtjes së të moshuarve nga mashtrimet online.

Nisma i kontribuoi  sigurisë digjitale të të moshuarve përmes informimit dhe bashkëpunimit mes brezave, në mënyrë që ata të jenë më të përgatitur për të njohur dhe shmangur mashtrimet në internet. Mentorët e rink do të vazhdojnë shpërndarjen e broshurave edhe në ambjentet publike të qytetit të Korçës që frekuentohen zakonisht mga të moshuarit.

Project is supported through the Digital Spark granting scheme, as part of the Regional Support Mechanism EECA project, implemented by Metamorphosis Foundation and TechSoup, in partnership with CIVICUS and under the Digital Democracy Initiative (DDI) that covers the Global South.

#DigitalSpark #MosUMashtro #SiguriaDigjitale #DezinformimiOnline #Korçë

Lajme Te Ndryshme