Një tjetër ndalesë për eksperimentin ‘Shqipëria’”. Kështu shkruan italiania La Repubblica duke iu referuar një vendimi të Gjykatës së Romës që kanë pezulluar gjykimin për verifikimin e ndalimit të shtatë emigrantëve që u dërguan në Shqipëri me anijen Libra, duke e referuar çështjen në Gjykatën Europiane të Drejtësisë.
Duke qenë se arrestimi i urdhëruar nga kreu i policisë së Romës nuk u verifikua brenda 48 orësh, siç kërkohet nga ligji, emigrantët nga Egjipti dhe Bangladeshi janë të lirë. Prandaj ata nuk mund të qëndrojnë në Shqipëri si pjesë e protokollit të nënshkruar nga Giorgia Meloni dhe Edi Rama dhe duhet të kthehen në Itali.





