Një emigrante ka humbur jetën në një aksident që ndodhi gjatë mbrëmjes në aksin Korçë- Kapshticë,në afërsi të Zëmblakut. Emigrantja udhëtonte në një mjet në drejtim të Kapshticës kur është përplasur përballë me një mjet që udhëtonte në drejtim të Korçës. Nga përplasja një grua ka humbur jetën,ndërsa një person tjetër ka mbetur i plagosur. Shërbimi zjarrfikës dhe policia po nxjerrin trupin e viktimës nga mjeti.
Aksident i rëndë,vdes emigrantja,plagoset një person
1–2 minuta





