Shkon ne 7 numri i viktimave ne Cetinje te Malit te Zi mes tyre edhe 2 te mitur. Policia e Malit te Zi ka publikuar foton e autorit Aco Martinoviç. Ndersa ka kerkuar nga banoret e qytetit te rrin ne shtepite e tyre.
Cetinja eshte e rrethuar nga policia.
Vrasësi është identifikuar si Aca Martinoviq (45), i cili është ende në arrati. Burimet thonë se ai është arratisur me një kamionçinë Fiat. Sipas informacioneve joformale, Martinović filloi fushatën e tij të përgjakshme pas një debati në një kafene. Pas përleshjes, ai ka nxjerrë një armë zjarri dhe ka nisur të qëllojë mbi të pranishmit. Policia thotë se ka qenë një incident situativ, jo një konflikt bandash. – Për zgjidhjen e kësaj situate krize, në terren janë dërguar njësitet speciale – thuhet në njoftimin e policisë.





