Mëngjesin e sotëm kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të urojë sërish Vitin e Ri 2025 shqiptarëve me një video të krijuar nga inteligjenca artificiale.
Në video paraqitet Ismail Qemali, një figurë e shquar shtetërore, diplomat dhe lider i lëvizjes kombëtare shqiptare, udhëheqësi që shpalli Pavarësinë e Shqipërisë më 28 Nëntor 1912, në Vlorë, dhe shërbeu si Kryeministri i parë i Qeverisë së Përkohshme të Shqipërisë si dhe kryeminsitri Edi Rama, teksa ecin nëpër Shqipëri.
Në statusin e tij Rama shkruan:
MIRËMËNGJES
nga Ismail Beu dhe unë, e me urimin që 2025-a të ketë ardhur e mbarë për të gjithë ju, ju urojmë kudo jeni një ditë sa më të qetë”
Mesa duket Rama kërkon të hyjë në histori si shtetar dhe ndër themeluesit e Shqipërisë.
Rama uron shqiptarët në krah të Ismail Qemalit
1–2 minuta





