Policia i bëri thirrje qytetarëve të Cetinjës të ruajnë qetësinë dhe të qëndrojnë në shtëpitë e tyre derisa njësitë policore ta marrin situatën nën kontroll.
Në një restorant në lagjen Bajice në Cetinjë, pasditen e sotme A.M. duke përdorur armë zjarri vrau të paktën 4 persona dhe plagosi 2 të tjerë, ndërsa më pas në lagjen Bogdanov vrau 2 fëmijë dhe plagosi një grua, raportojnë mediat malazeze.
Vrasësi u largua pas të shtënave, ndërsa policia është në kërkim të tij.





