Kryetari i Partise Aleanca Maqedonase per Integrim Evropian Vasil Sterjovski ne nje deklarate per mediat kerkoi uljen e çmimit të siguracionit për ata që udhëtojne drejt Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë ashtu si ndodhi me Malin e Zi;
Partia Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian (AMIE) përshëndet vendimin e Byrosë Shqiptare të Sigurimit, i cili hyri në fuqi më 1 shkurt 2025, dhe që mundëson qytetarëve shqiptarë të lëvizin drejt Malit të Zi me policën e sigurimit “Karton Jeshil” me një prim të reduktuar prej vetëm 50 euro në vit, në vend të 400 eurove që aplikoheshin më parë. Ky është një hap i rëndësishëm drejt lehtësimit të lëvizjes dhe uljes së kostove për qytetarët tanë.
Me këtë vendim, i cili mbulon ekskluzivisht territorin e Malit të Zi, qytetarët shqiptarë mund të pajisen me policën e sigurimit “Karton Jeshil” me vlefshmëri 12-mujore nga data e lëshimit.
Në këtë kontekst, Partia Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian (AMIE) kërkon nga Qeveria dhe Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare të ndërmarrin një proces të menjëhershëm konsultimi dhe koordinimi me Byronë Shqiptare të Sigurimit (BSHS), në mënyrë që e njëjta masë për uljen e çmimit të primit të sigurimit për “Karton Jeshil” në 50 euro në vit të zbatohet edhe për Maqedoninë dhe Greqinë.
Ky vendim do të sjellë përfitime të drejtpërdrejta për qytetarët shqiptarë, veçanërisht për banorët e Qarkut të Korçës, të cilët kanë lidhje të ngushta me Maqedoninë dhe Greqinë për arsye familjare, ekonomike dhe kulturore. Ulja e kësaj tarife do të krijojë mundësi më të mëdha për lëvizjen e lirë, do të lehtësojë jetën e përditshme të mijëra qytetarëve dhe do të ndihmojë në thellimin e bashkëpunimit rajonal ndërmjet Shqipërisë, Maqedonisë dhe Greqisë.
Partia Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian (AMIE) do të ndjekë nga afër këtë proces dhe do të vazhdojë të mbështesë çdo iniciativë që synon përmirësimin e kushteve të jetesës dhe lehtësimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve shqiptarë. U bëjmë thirrje institucioneve përgjegjëse që të veprojnë me shpejtësi për të garantuar një trajtim të barabartë për qytetarët tanë që udhëtojnë drejt Maqedonisë dhe Greqisë, duke reduktuar një barrë të madhe ekonomike mbi qytetarët dhe bizneset që operojnë në rajon.Ne kemi siguracionin,kartonin jeshil më të shtrenjtë në europë,as që bëhet fjalë të ktahasohrmi me vendet e rajonit por të paktën ndaj e morëm këtë iniciativë si një sensibilizim që siç u bë në Mal të Zi të paktën të ketë edhe me Maqrdoninë dhe Greqinë që të jetë një barrë lehtësuese për qytetarët tanë por që patjrtër që duhet parë edhe kjo pjesë që të unifikohet siguracioni si i brëndshëm ashzu edhe i jashtëm dhe që të jetë një tarifë më e pranueshme për qytetarët tanë.
Nuk ka logjikë që ne të kemi dy siguracione plus siguracionin jeshil për jashtë më të shtrenjtë në botë.
—-Edhe tani mijra qytearë shqiptarë shkojnë për pazar qoftë në Greqi apo Maqedoni pasi çmimet në ushqime dhe karburanti janë më të ulta dhe cilësore se në vendin tonë.
Edhe kjo pjesë duhet parë nga ana e qeverisë që të ulet kosto e naftës.
Pse qytwtaërt të shkojnë në vendet fqinje kur atë shërbim e marin këtu.
Plus ne kemi mijra makina me targa të huaja sidomos në zonat kufitare të Shqipërisë.
Qytetarë që mbajnë makina me targa të huaja sepsr tarfifat,taksat janë më të ulta në ato vendr dhe ju leverdis më shumë që të marin një makinë,të paguajnë taksa atje në atë vend,sesa në vendin tonë.
Kështu që po të shohim,vendi jonë do ketë përfitime me këto ulje të çmimit të tarifave sepse qytetarët do blejnë makina me targa shqiptare dhe do paguajnë këtu taksa dhe së dyti nk ka nevojë të shkojnë në vende të tjrra për të bërë pazar kur mund ta marin në vendin tonë.





